Takimi me liderët e BE, Rama: Patëm disa tryeza. Hapja e negociatave, çështja kryesore
Kremiistri Edi Rama deklaroi se pati disa tryeza të ndryshme në takimet që pati me liderë të BE në Granada të Spanjës, ku u diskutuan një sërë çështjesh.
Rama u shpreh se u diskutua për digjitalizimin e inteligjencës artificale si dhe për emigracionin e paligjshëm.
Ndër të tjera, Rama nënvizoi se e rëndësishme është që Shqipëria i ka hapur negociatat me BE dhe është duke punuar intensivisht çdo ditë me Brukselin.
“Këtu formati është me tryeza të ndryshme, pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë, një tryezë për digjitalizimin e inteligjencës artificale, në aspektin e qasjes së qeverive. Kemi pasur një tjetër tryezë me presidenten e Komisionit, kryeministren e Italisë, kryeministrin e Holandës dhe presidentin Macron, për çështjen e kontributit të përbashkët për emigracionin e paligjshëm. Kemi folur edhe për eksperiancat tona të mëparshme. Në këtë aspekt, vazhdon, funksionion ky komunitet, në një komunitet të barabartësh, ku krijohen tryeza, krijohen grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të agjendës evropiane përpara. E rëndësishme është që Shqipëria e ka hapur rrugën e negociatave, Shqipëria është duke punuar inensivisht çdo ditë me Brukselin.
Kemi vajtje-ardhje të vazhdueshme të gjithë grupeve tona të negociatorëve, ne jemi në rrugën tonë. Çështja e anëtarësimit në BE është e dyanshme. Nuk duhet të merremi me data, por me punë konkrete”, theksoi ai.