AKTUALITETSTAR CHANNEL

Takimi me Ramën në Romë, Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur në Romë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Meloni shkruan se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët, përfshirë lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button