Tan Gjyla i Lushnjës procedohet penalisht, policia i bllokon automjetin pas videos në bregdetin e Divjakës

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat shtetasin Dritan Gjyla, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej duke drejtuar automjetin në bregdetin e Divjakës.
Në vijim të verifikimeve dhe veprimeve procedurale, Policia ka konstatuar se 53-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Për këtë arsye, materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ku ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, Policia ka bërë bllokimin administrativ të automjetit tip “Benz” që shfaqet në video, pasi drejtuesi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




