POLITIKËSTAR CHANNEL

“Të gjithë thonin ça balerini ky Gazi”, kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Dje i bëje elozhe, bababufi s’ti harron atë që ke thënë! Mos u mërzit, 5 është aty për të dëshpëruarit e PD

Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi ka ironizuar sërish Gazmend Bardhin, drejtuesin politik të PD në këtë qark. Përmes një videoje në rrjete sociale, Çaushi i thotë Bardhit se i kishte ardhur ‘bababufi’ në Fier, ndërsa i kujton atij deklaratat që bënte më parë se nëse kthehet Berisha në PD, do të largohet nga politika, duke e cilësuar një ‘balerin’ për faktin se ka ndryshuar mendje. 

Më tej, ajo thotë se Berisha nuk ia harron asnjëherë ato që ka thënë për të, dhe se prandaj e ka dërguar në Fier, ku e di se do të humbë. Megjithatë, ajo i kujton Bardhit edhe numrin 5, numri që PS mban në fletën e votimit, ndërsa shton se ky numër është aty për të gjithë të dëshpëruarit e PD. 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Gazo ku je o yll, të kishte ardhur bababufi dje në Fier. Po ti i ardhur je për vete, jabanxhi, asnjë nuk të do, asnjë nuk të hap derën. Edhe kur i përshëndesin në bulevard s’të kthenin as përshëndetje. Iu këput shpirti këtyre shoqeve të mia. Më thanë thërrite të vijë këtu te ne, se ata të Fierit nuk e shohin dot me sy. Edhe në miting Gazo mezi të dilnin fjalët mo? S’ke faj xhan i motrës se ti flisje mbrëmë dhe i bëje elozhe bufit të madh të kënetës madhështore, të gjithë mendonin se çfarë balerini është ky Gazi. Para një viti thoshte, po të kthehet Berisha unë ika nga politika.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Si e quaje si? Babai i Zenit ëëë…Ca je ti, ma ke shtyllën si purtek domatesh. Elastik i madh je. O lumadh. O Gazo nuk të harron Saliu ty ça ke thënë e ça ke bërë. Prandaj të ka sjellë në Fier, për humbjen historike që të të thotë pastaj ik se na turpërove. Gazo sa herë të mërzitesh një telefon larg më ke, te 5 e di vetë ti. Hajt se do të bësh një spërdredhje pas humbjes dhe do e bindësh prapë bufin të të mbajë. Hë xhan mos u mërzit. Pastaj 5 aty është për të gjithë për të dëshpëruarit e PD. Nuk do të lëmë në rrugë, do të të marrim në Roskovec, paçim Gazi paçim.”, thotë Çaushi. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button