AKTUALITET

“Të kam tradhtuar vetëm një herë”- Efektivi Goxhara plagosi Lorenc Kostën, flet bashkëshortja: Më tha më trego se do t’i fal të gjitha! Më pas u bë keq dhe…


Efektivi Erjon Goxhara, u la në burg pasi plagosi duke qëlluar gjashtë herë me armën e shërbimit, Lorenc Kostën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ndodhi pasi efektivi zbuloi se bashkëshortja dhe ai kishin pasur një lidhje intime disa vite më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas ngjarjes së rëndë është zbardhur edhe dëshmia e gruas së Goxhares, i cila është shprehur se pas presioneve të vazhdueshme dhe “premtimit” të bashkëshortit të saj se do ta falte, i ka treguar se e ka tradhtuar vetëm një herë me kolegun e saj të punës, Lorenc Kostën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ajo thekson, se pasi i ka treguar të vërtetën, Goxharja e ka ofenduar dhe dhunuar fizikisht, ndërsa ka marrë telefonin e kësaj të fundit dhe e ka kërcënuar me jetë Kostën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.

Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë” është shprehur ajo.

Related Articles

Back to top button