Të paktën dy fëmijë të vrarë dhe 9 të plagosur në sulmin me thikë në Angli
Dy fëmijë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në Anglinë veriperëndimore. Sipas një zyrtari britanik, sulmi me thikë ndodhi në një pronë në ‘Hart Street’ në Southport gjatë një orë mësimore kërcëmi.
Policia e qarkut Merseyside tha se gjashtë nga nëntë fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike, ndërsa dy të rritur gjithashtu u plagosën rëndë.
Lidhur me dhunën është ndaluar një 17-vjeçar, i cili sipas policisë nuk po trajtohet si terror. Kryeministri britanik, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”.
“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Unë do të doja të falënderoja policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë. Unë jam duke u përditësuar derisa situata zhvillohet”, tha Starmer në rrjetet sociale.
Sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se ajo është “thellësisht e shqetësuar për incidentin shumë të rëndë në Southport”.
“Të gjitha mendimet e mia janë me familjet dhe të dashurit e të prekurve. Kam folur me komisarin e policisë dhe krimit në Merseyside për të përcjellë mbështetjen e plotë për policinë dhe falënderimin për përgjigjen e shërbimeve të urgjencës”, tha ajo.