AKTUALITET

“Të pendohen, ndryshe s’ka paqe për ta”, Gjikondi: Meta dhe Kryemadhi t’i kthejnë atë që i kanë marrë Shqipërisë


TIRANË- “Hetimi pasuror për Ilir Metën vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende”. Kështu u shpreh analistja dhe juristja e njohur Brizida Gjikondi në studione  “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo theksoi se ish-presidenti Ilir Meta ashtu dhe Monika Kryemadhit duhet t’i kthejnë mbrapsht gjithçka që i kanë marrë Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë dhe të pendohen për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Gjikondit nëse ata nuk “pendohen” do vazhdojnë të përpëliten në dyert e gjykatave dhe izolimeve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Hetimi pasuror për Ilir Metën vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende. Ka të drejtë të mos jetë i qetë. Unë u bëj thirrje të pendohen, vetëm kaq u ka mbetur. Nuk mund të ndotin më ambientin e Shqipërisë, por duhet të kthejnë sytë nga vetja. Po të pendohen dhe po të kthejnë atë që i kanë marrë këtij vendi, ata do të gjejnë paqe. Do të kontribuojnë për t’i dhënë një mësim të madh. Të pendohen, t’i kthejnë të gjitha, kjo do t’u sillte paqen.”, tha ajo./abcnews.al

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button