EKONOMIFIERI YNË TV

Të rinjtë fierakë pjesë e delegacionit shqiptar të biznesit në Indi


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”.
Pjese e delegacionit kane qene shume biznesmen shqiptar, ku qyteti i Fierit u perfaqesua nga te rinjte Bruno Papaj (VEGA SOLAR) dhe Vellezerit Altin dhe Albijon Duraj (RIMMED dhe DEMALT).

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë si një mundësi shumë të mirë investimi dhe të shohin nga afër mundësitë dhe hapësirat e reja që iu ofron Shqipëria, jo vetëm për investime dhe biznes por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ministri Hasani vlerësoi gjithashtu se India përbën një vend me shumë potencial për Shqipërinë dhe forcimi i aleancës mes dy vendeve konsiderohet me interes të lartë, në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në këtë vizitë, ministri Hasani shoqërohej edhe nga një delegacion biznesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryesisht të sektorit të prodhimit të tekstileve, industrisë së përpunimit të mishit, prodhimit të letrës dhe plastikës, produkteve hidorsanitare, tregtimit të mallrave ushqimore e industriale, si dhe arsimit dhe aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

India është furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 249% më shumë se një vit më parë.

Sipas QKB, në janar 2023, në territorin e Shqipërisë ishin aktive 90 kompani me pronësi indiane. Ndër to, 80 kanë kapital të huaj 100%, ndërsa 10 prej tyre kanë kapital të përbashkët. Kompanitë indiane janë të pranishme në 5 nga 12 rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, përkatësisht 88%, operojnë në territorin e Qarkut të Tiranës, e ndjekur nga Korça (8%), Durrësi (6%), Vlora dhe Elbasani (1%).

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button