AKTUALITETKRONIKË

TË SHTËNA ME ARMË NË SHKODËR/ Një person qëllon drejt … Arrestohet autori i dyshuar, i vëllai dhe djali i xhaxhait


Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button