KRONIKËSTAR CHANNEL
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të rinj plagosen rëndë pranë stadiumit

Sarandë – Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Në rrethana ende të paqarta, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Bëhet fjalë për shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, po punon për identifikimin e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet intensive për të hedhur dritë mbi këtë plagosje të dyfishtë me armë zjarri.




