Të shtënat me armë zjarri në Korçë, autori mbyllet në banesë. Policia rrethon zonën
Detaje të reja dalin nga ngjarja në Korçë ku një person ka qëlluar me armë zjarri.
Raportohet se autori është mbyllur në banesë dhe policia ka rrethuar zonën.
Pritet që personi i cili qëlloi me armë zjarri të dorëzohet dhe policia po kryen negociatat.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.