Temperatura deri në 25 gradë celsius, si do të jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Vranësirat dhe shirat mbeten dominante në vendin tonë. Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë mesditës dhe pasdites ku here pas here shirat do te jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin dobësim te ndjeshëm te intesitetit të shirave nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke berë që vetëm në zonat perëndimore shirat të jenë të dobët dhe lokalë.
Maqedonia e Veriut
Me vranësira dhe shira do të nisë dita në të gjithë republikën e MV Ku më të theksuar reshjet paraqiten ne zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që e njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë gjatë mesditës dhe pasdites, Ku reshjet e shiut do të jenë më të dukshme. Ndërsa orët e mbrëmjes pritet të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Rajoni i Ballkanit, Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut paraqiten me shira te rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta ere. Po-ashtu nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës do të paraqiten vendet e Europës Lindore dhe skandinavia ndërsa do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare Britania e madhe.