MOTITË NDRYSHME
Temperatura deri në 33 gradë. Mot kryesisht i kthjellët, reshje të dobëta në zonat malore

Shqipëria do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen herë pas here, ndërsa reshje të dobëta shiu pritet të bien kryesisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje. Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare në jug, hera-herës do të arrijë 6-11 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë.




