MOTITË NDRYSHME

Temperatura nën 0°C / Ky është parashikimi i motit për sot 


Masat ajrore me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë përfshirë vendin tonë. Pritet të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash të cilat në zonat malore do të sjellin reshje të pakta dëbore, por edhe pse do të kemi kthjellime të shpeshta në një pjesë të mirë të ditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e temperaturave shumë të ulëta.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 11°C.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zonat malore -13°C deri në -3°C

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zonat e ulta -2°C deri në 9°C

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Zonat bregdetare 0°C deri në 11°C

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Jugore dhe Qendrore do të kenë vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje në këto rajone. Po ashtu me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të jenë Ishujt Britanik. Gadishulli Skandinav mbetet me reshje të dendura dëbore. Ndërsa Europa Lindore dhe Ballkani Perëndimor do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Kosova

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në territorin e Kosovës duke sjellë reshje të pakta dëbore në të gjithë vendin. POR herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime, KU më të dukshme do të jenë në Jugperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të mbetet në ndikimin e motit të pa qëndrueshëm, ku do të ketë dominim të vranësirave të shpeshta. Parashikohet që vranësira të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta dëbore në për të gjithë MV.

Related Articles

Back to top button