AKTUALITETSTAR CHANNEL

Tension në Ballsh / Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia

Situata është përshkallëzuar pasditen e sotme në stadiumin “Adush Muçaj” në qytetin e Ballshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Bylisit dhe Orikut, ku janë regjistruar përplasje fizike mes lojtarëve dhe tifozëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve nga vendngjarja, tensionet kanë nisur fillimisht në fushën e lojës, për t’u përshkallëzuar më pas në konfrontime të drejtpërdrejta si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për një moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të Policisë për të rivendosur rendin dhe qetësinë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë incidentit është shoqëruar në ambientet e Policisë futbollisti Bruno Telushi, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të përfshirjes së tij në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me shkaqet dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button