KOSOVA

Tensionet në Veri, Begaj: Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës ku KFOR ndërhyri për të shpërndarë protestuesit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Begaj shprehet se nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reagimi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë.

Reklama në FieriWeb

Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë.

Related Articles

Back to top button