KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentativë arratisjeje në burgun e Fierit, Bledar Selmanaj ndalohet pas përpjekjes së tretë – Deklaratë nga Drejtoria e Burgjeve

Më datë 24 shtator 2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit, duke dalë përmes një vrime të hapur në mur dhe ngjitur në tarracë përmes një tubi metalik, pa kaluar perimetrin e sigurisë. Forcat e Policisë së Burgjeve ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij. Gjatë ndalimit, Selmanaj kundërshtoi me forcë punonjësit e burgut dhe aktualisht ndodhet në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se ky është rasti i tretë që Selmanaj tenton të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri dhe garanton se sistemi i burgjeve vazhdon të ofrojë një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button