KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentativë arratisjeje në burgun e Fierit (EMRI)

Burime të sigurta konfirmojnë se në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës në burgun e Fierit është regjistruar një tentativë e rëndë arratisjeje. Protagonist i ngjarjes është 43-vjeçari Bledar Selmanaj, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë, më 21 gusht 2021.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacionit të siguruar, Selmanaj ka tentuar të largohet duke çarë murin e qelisë dhe duke dalë deri në sektorin e ajrosjes. Arratisja u zbulua në momentin e ndërrimit të turnit, kur forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë dhe ta kapin në tarracë. Ende nuk dihet me çfarë mjeti është dëmtuar muri i qelisë, ndërsa drejtuesit e institucionit nuk kanë bërë asnjë njoftim publik për incidentin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button