KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentoi të fillonte një jetë të re në Londër/ Ekstradohet shqiptari pasi ishte dënuar për vjedhjen e një celulari

Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, prangoset shqiptari! I vendoset “Rolex” GPS në këmbë

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri duke e prishur qetësinë e një jete të re nisur në Angli. Kjo i ka ndodhur Dajlan Hoxhës i prangosur prej Policisë Metropolitane në Londër si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga dokumentet e gjykatës të Ekstradimeve “Westminster Magistrate Court”, 28-vjeçari Hoxha është dënuar në mungesë prej Gjykatës të Tiranës për vjedhjen e një celulari të shtetasit me inicialet S.Y në 10 shtator 2021.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar apo jo Dajlan Hoxhën më 8 prill.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu për llogari të Interpol Tiranës, Policia Metropolitane në Londër ka arrestuar disa ditë më parë Bekim Çelajn.

Gjykatës të ekstradimeve “Westminster Magistrate Court” iu tha se Çela, 25 vjeç, kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi më 28 shtator 2021, në fshatin Kovaçë të Tropojës ishte përfshirë mbjelljen e 38 rrënjë kanabis. Si akuzë të dytë ndaj Bekim Çelës rëndon ajo e mbajtjes të nga granate luftarake pa leje.

Ai është duke e ndjekur procesin e ekstradimit i lirë me kusht, me një pajisje monitorimi në këmbë GPS, pasi një i afërm pagoi një garanci pasurore në gjykatë me vlerë 1.000 stërlina. Për kërkesën e ekstradimit të Shqipërisë gjykata londineze do të vendosë më 26 tetor./ Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button