KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentoi të shtypte me makinë një qen, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit në Korçë

Policia e Korçës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, e mbetur në tentativë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja u bë publike pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku shfaqet një drejtues automjeti që, sipas policisë, ka tentuar me vetëdije të përplasë dhe të shtypë një qen që ndodhej në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Shtetasi në fjalë është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi penal. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button