AKTUALITETKRONIKË

Tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, vihet në pranga 30-vjeçari në Durrës


Është vënë në pranga shtetasi Erindi Lubishta. Ky i fundit banues në Durrës tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor të qytetit bregdetar. Lubishta ka kërcënuar me pistoletë lodër me qëllim marrjen e një shume parashë një dyqan të këmbimit valutor. Pas ngjarjes, policia e ka ëvnë në pranga autorin e grabitjes që u regjistrua më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Njoftimi i policisë Durrës;

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zbardhet brenda pak orësh, tentativa për vjedhje në një dyqan këmbimi valutor.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sekuestrohet pistoleta lodër e përdorur prej tij, gjatë tentativës për vjedhje.

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vidhte në një dyqan këmbimi valutor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj tentative vjedhjeje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit:

E. L., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button