Tenton të mbysë gruan e tij, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka tentuar të mbysë gruan e tij pas një debati në shtëpinë e tyre në Itali.
Por kur kuptoi se gruaja nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë dhe më pas u arrestua nga policia e Savonës për tentativë vrasje.
Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona.
Policia kur mbërriti në vendngjarje, 42-vjeçari, banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, tregoi se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare me gjithë forcat e tij, por ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk merrte më frymë.
Gruaja kishte kërkuar strehim duke u mbyllur në dhomën e gjumit, por shqiptari kishte thyer derën me tërbim.
Stafi shëndetësor u përpoq ta ringjallte për disa minuta dhe, për fat të mirë, vetëm pas gati një ore, pacientes iu rikthyen ndjenjat dhe filloi të merrte frymë vetë.
Katër fëmijët e tyre ishin gjithashtu në shtëpi, duke fjetur në dhomat e gjumit. Çifti më herët nuk kishte pasur raportime për dhunë apo probleme mes tyre.