KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentuan të vrisnin për hakmarrje një person në Patos, dënohen me 20 vite burg dy autorët

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë shpallur fajtorë dhe dënuar me 20 vite burg secili shtetasit V.D. alias L. dhe A.G., për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 1795 të vitit 2019, rezulton se i pandehuri V.D. alias L., me qëllim hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me shtetasin A.G. për të vrarë shtetasin A.H.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor 2019, rreth orës 17:50, në vendin e quajtur “Dukas-Breg” në Patos. Sipas Prokurorisë, pasi u sigurua për identitetin e shënjestrës, A.G. iu afrua dhe qëlloi tre herë me armë zjarri në drejtim të A.H.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si pasojë e të shtënave, A.H. mbeti i plagosur në krahun e majtë, por arriti t’i shpëtojë sulmit.

Reklama në FieriWeb

Prokuroria e Fierit thekson se do të vijojë angazhimin për ndëshkimin e çdo personi që kryen vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button