AKTUALITETSTAR CHANNEL

Tërmet 3 ballë në Fier, epiqendra në Kremenar

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë, më 7 maj 2025, në orën 13:19:56, me epiqendër në zonën e Kremenarit, në qarkun e Fierit. Tërmeti është ndjerë lehtë nga disa banorë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Sipas të dhënave nga aplikacioni “My Earthquake Alerts Pro”, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 5 kilometrash dhe rreth 29 kilometra larg vendndodhjes së përdoruesit që raportoi ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “”

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth si Fier, Vlorë dhe Berat, por me intensitet të ulët. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa situata është e qetë dhe nuk paraqet shqetësim për komunitetin.

Screenshot

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button