BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Tërmet 4.5 ballë godet afër Selanikut – lëkundje të ndjeshme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot, më 23 prill 2025, në orën 12:03 minuta me orën lokale në Greqinë Veriore, në një zonë pranë qytetit të Selanikut. Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të qytetit Alexandreia, në koordinatat 40.830°N dhe 22.680°E, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Tërmeti është ndjerë ndjeshëm në Selanik dhe zonat përreth si Giannitsa, Naousa, Veria dhe Katerini. Lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët, me raportime për tundje të objekteve në ambiente të brendshme, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Autoritetet greke janë në monitorim të situatës, ndërsa specialistët po analizojnë nëse ky tërmet është i lidhur me aktivitetin sizmik të rajonit të Marmarasë në Turqi, ku disa minuta më parë ndodhi një tërmet më i fuqishëm me magnitudë 6.0.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button