RAJONISTAR CHANNEL
Tërmet i Fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në rajon

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën pranë Tetovës, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar rreth 5 kilometra. Lëkundjet janë regjistruar në orën 22:05 dhe janë ndjerë edhe në disa zona përreth, përfshirë Kosovën dhe veriun e Shqipërisë.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.





