AKTUALITET
Tërmet me magnitudë 4 ballë në Kurian të Fierit
Rreth orës 19:32, një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në zonën e Kurianit, Fier me thellësi 5 km. Sipas të dhënave të para, lëkundjet janë ndier nga banorët, në disa zona të ndryshme si Fieri, Vlora, Berati etj… por nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime.
Specialistët theksojnë se tërmete të kësaj shkalle zakonisht janë të ndjeshme, por rrallëherë shkaktojnë dëmtime të rënda.