BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

Greqi-Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas mediave fqinje lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit të tmerruar dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi një  vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona mbetën të plagosur, pasi u hodhën nga lartësia për shkak të frikës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button