KRONIKË

Tërmeti pas mensate/ Shënohet një viktimë në Lushnje, 20-vjeçari vuante nga autizmi! Flasin familjarët: U frikësua nga lëkundjet (VIDEO)

Një tërmet i shkallës 4.3 ballë ka rënë në orën 00.15 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Dushkut të Lushnjes por dëme materiale nuk raportohen. Paniku që shkaktoi tronditja e tërmetit nxori njerëzit në rrugë për disa minuta, ndërsa në fshatin Çinar ka ndërruar jetë një 20 vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Daniel Rika vuante nga problemet e ankthit dhe nga sindroma e autizmit. Familjarët e tij pohojnë se ai është trembur nga tërmeti. Trupi i 20-vjeçarit është në morgun e spitalit Lushnje dhe po pritet kryerja e ekspertizës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në njoftimin e saj policia thotë se rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button