MJEKSIASHËNDETI

Testi për 30 sekonda, zbuloni se sa e shëndetshme është zemra juaj


Mbajtja e zemrës në gjendje të mirë shëndetësore është jetike, por mund të jetë e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh brenda saj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për t’ju ndihmuar të merrni një ide se si po funksionin ky organ tek ju, Bright Side ka zbuluar një truk të thjeshtë për t’ju treguar se si të kontrolloni shëndetin e zemrës suaj – dhe kjo kërkon vetëm 30 sekonda.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fillimisht, ju duhet të gjeni një tas ose legen që është mjaft i madh për të zhytur plotësisht të dyja duart tuaja dhe ta mbushni me ujë vërtet të ftohtë, duke shtuar disa grushta kube akulli për të përmirësuar rezultatet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vendosini të dyja duart plotësisht nën ujë për saktësisht 30 sekonda – mos u tundoni të kaloni ose pakësoni kohën pasi do t’ju ndihmojë të dini se si reagon trupi juaj kur detyrohet të përballet me të ftohtin.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bright Side thotë se ka dy rezultate të mundshme kur shikoni duart tuaja pasi i hiqni nga uji kur të ketë skaduar koha.

1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.

Si të përmirësohet qarkullimi?

Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.

Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur.

Related Articles

Back to top button