VISIT ALBANIA

“The Sun” artikull për Shqipërinë: Maldivet e pazbuluara dhe me buxhet të ulët të Europës


Tabloidi i njohur britanik “The Sun” i ka sugjeruar publikut atje bregdetin shqiptar si alternativë për të kaluar pushimet këtë verë. Në artikullin kushtuar vendit tonë “The Sun” e vë theksin jo vetëm tek bukuritë e rivierës shqiptare, por edhe te çmimet e lira.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


“Popullariteti i rivierës shqiptare është rritur këtë verë me britanikët që duan pushime të lirë në plazh. Jo vetëm që fluturimi është vetëm disa orë larg nga Britania e Madhe, por birra kushton 1,10 paund dhe hotelet fillojnë nga 20 paund. Dhe disa madje e kanë krahasuar atë me Maldivet, me vila ditore mbi ujë për vetëm 8 paund”, shkruhet në artikull.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Një tjetër pikë që përmendet është edhe aeroporti i Vlorës, që do t’i lehtësojë britanikëve mbërritjen direkt në destinacion.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”


“Një aeroport i ri po ndërtohet atje dhe fluturimet mund ta lidhin atë me Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, britanikët duhet të fluturojnë drejt qytetit të Tiranës dhe më pas të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në resortin bregdetar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të hapet në prill 2024, duke i bërë pushimet shumë më të lehta”, shkruan “The Sun”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shpërndarë në Facebook këtë artikull, teksa shkruan: “Gjiganti mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës”.

Një tjetër pikë që përmendet është edhe aeroporti i Vlorës, që do t’i lehtësojë britanikëve mbërritjen direkt në destinacion.
“Një aeroport i ri po ndërtohet atje dhe fluturimet mund ta lidhin atë me Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, britanikët duhet të fluturojnë drejt qytetit të Tiranës dhe më pas të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në resortin bregdetar. Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të hapet në prill 2024, duke i bërë pushimet shumë më të lehta”, shkruan “The Sun”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shpërndarë në Facebook këtë artikull, teksa shkruan: “Gjiganti mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button