BOTA

The Sun: Grabitësi i vilës së futbollistit Raheem Sterling ndodhet në Shqipëri


Një shqiptar që dyshohet se ka kryer një grabitje të armatosur në shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling është arratisur drejt Shqipërisë, sipas “The Sun”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Media angleze raporton se sipas të dhënave, 44-vjeçari Henri Osmani ka hyrë në atdhe në datën 18 korrik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për “The Sun”, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka theksuar se “asnjë shqiptar që ka kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se mund të fshihet në vendin tonë”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shtëpia e futbollistit u grabit në dhjetor, duke i shkaktuar rreth 300 mijë paund. Policia angleze është në kërkim edhe të 48-vjeçarit Alfred Isufi dhe 22-vjeçarit Gerard Kalaja, që dyshohet se janë në arrati jashtë Shqipërinë. Një tjetër i dyshuar do të dalë para gjykatës vitin e ardhshëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas hetimeve, grupi është i lidhur me 33 grabitje në Surrey , Essex , Kent dhe Herts.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button