AKTUALITETFIERI YNË TVVISIT ALBANIA

“Thesaret” e Apolonisë/ Arkeologu nga Fieri krijon një hartë për vendndodhjen e objekteve të qytetit antik


Porti lumor i Vjosës që 2500 vjet më parë lidhej me Apoloninë, nuk është vetëm hipotezë. Sipas studimit të arkeologut Dhimo, bankinat e tij janë nëntokë dhe bashkë me lagjjen e portit zënë një sipërfaqje po aq të gjerë sa vetë qyteti.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Këtu gjatë punimeve për kanalin kullues u gjeten bankina ajo ishte pjesa ku ankoroheshin anijet…. Madje thuhet se Aleksandri i dytë kur nuk e pushtoi dot Apoloninë. e dogji flotën këtu dhe iku në Maqedoni në këmbë.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me një përvojë prej disa dekadash si arkeolog, por duke qenë edhe banor i zonës, Vangjel Dhimo është njeriu “kyç” që fshihet pas çdo zbulimi në parkun arkeologjik pergjatë 20 viteve të fundit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Këtu kemi bërë sondazhet …. Aty është tempulli ….

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Secili prej objekteve apo monumenteve të përshkruar në harte fsheh ende nëntokë të dhëna interesante të historisë antike të apolonisë. Dhimo ka dokumentuar dhe nxjerrë në dritë, të dhëna që flasin për një zonë periferike të apolonisë me vila, varresa dhe tempuj.

“Këtu kanë qënë vila romake, madje ka një histori që thuhet nga herodoti… citon herodoti  dhe historinë e bariut.”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Apoloniatët kanë zgjidhur me një mënyrë gjeniale filtrimin e ujëtave të ndotura përpara se ato të përfundonin në lumë apo kënetë. Mbetjet e qeramikës grumbulliheshin në ato që sot i quajmë fushë mbetjesh, por pa plastikë, duke filtruar në mënyrë natyrale uëjrat e zeza dhe duke na dhënë sot një leksion për ruajtjen e mjedisit.

“Këtu ka qënë by passi. Ky kanal ka qënë i ujërave të zeza të qytetit…”

Harta e periferisë së Apolonisë dokumenton disa nga objektet më të rëndësishme për të cilat nuk ka gjurmë të dukshme dhe nuk janë bërë gërmime. Studimi i autorit, Vangjel Dhimo është tani në dispozicion të Akademisë së Shkencave. /ABC

Related Articles

Back to top button