KRONIKËSTAR CHANNEL

Theth – Kuvendi i Burrave shpall vendimin: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë pa miratimin e banorëve

Në oborrin e Kishës së Thethit u mblodh sot Kuvendi i Burrave të Shalës, një nga format më të hershme të vetëqeverisjes tradicionale në Malësinë e Veriut. Nën praninë e Dom Kastriot Demajt, pleqtë e fshatit kërkuan ndalimin e menjëhershëm të prishjeve dhe mbrojtjen e pasurisë së banorëve autoktonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përfundim të kuvendit, pjesëmarrësit vendosën njëzëri se asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth pa miratimin e komunitetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përmes një deklarate të përbashkët, kuvendi u bëri thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën zakonore dhe trashëgiminë kulturore të zonës, duke theksuar se zhvillimi duhet të vijë në harmoni me vullnetin e banorëve dhe jo në kurriz të tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button