BOTA

‘Thyhen’ autoritetet britanike, japin amnisti për 10 mijë emigrantët që kanë mbërritur me gomone në 4 muajt e fundit


Rreth 10,000 emigrantë që kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone në 4 muajt e fundit, kanë përfituar amnisti nga ligji i ri strikt për emigrantët.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, kishte thënë më parë se çdo migrant që ka mbërritur që nga marsi në rrugë ‘të parregullta’, të tilla si me gomone përgjatë Kanalit, do të ndalohet të bëjnë kërkesa për azil.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por teksa ligji ka ngecur rrugës për të kaluar përmes Parlamentit, duket se do të zbatohet vetëm për emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi legjislacioni të miratohet.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shifrat zyrtare tregojnë se 9,622 emigrantë mbërritën me gomone që prej muajit mars në Angli.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kjo amnisti do të thotë se tani këta emigrantë do të jenë në gjendje të kërkojnë azil sipas rregullave ekzistuese dhe shumica e tyre, ka të ngjarë të qëndrojnë në Britani për një kohë të pacaktuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button