KRONIKËSTAR CHANNEL

Thyhet argjendaria në qendër të Pogradecit, policia në kërkim të dy autorëve

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy persona të maskuar kanë tentuar të hapin me forcë qepenin e argjendarisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burimet bëjnë me dije se ata kanë arritur të ngrejnë qepenin aq sa mund të futeshin brenda, kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po futeshin kanë parë të afrohej patrulla e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa ka sekuestruar disa kamera biznesesh në zonë për të parë mundësinë e identifikimit të tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Pogradecit “Kajo Karafili” zonë e cila ka dhjetëra biznese dhe argjendari. Pritet njoftim zyrtar mbi ngjarjen nga ana e policisë së Pogradecit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button