POLITIKËSTAR CHANNEL

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian! Liderët e Evropës mblidhen në zemër të Ballkanit, zbardhen temat që do të trajtohen (AXHENDA)

Shqipëria është mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej në Tiranë, duke sjellë së bashku liderët e 47 shteteve dhe institucioneve kryesore evropiane. Kjo është hera e parë që samiti zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për rajonin dhe një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në kontinent.

Reklama në FieriWeb

Një ditë më herët, më 15 maj, në Tiranë do të zhvillohet një darkë pune mes liderëve të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe udhëheqësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ngjarja organizohet bashkë nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministri Edi Rama, nën temën “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Në samit do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme Kaja Kallas, si dhe përfaqësues nga NATO, OSBE dhe Këshilli i Evropës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Për këtë rast, në zemër të kryeqytetit është ngritur “Shtëpia e Europës”, një strukturë simbolike e ndërtuar në Sheshin Skënderbej, që do të presë delegacionet zyrtare. Pjesë e saj janë dhe punimet artistike të nxënësve shqiptarë që pasqyrojnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në fokus të samitit janë katër tema strategjike:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike, me theks te mbështetja për Ukrainën dhe mbrojtja nga ndërhyrjet e huaja.

Konkurrenca dhe siguria ekonomike, përmes inovacionit, tranzicionit energjetik dhe qëndrueshmërisë industriale.

Migrimi, lëvizshmëria dhe rinia, duke trajtuar sfidat dhe potencialin e brezit të ri evropian në epokën digjitale.

Lidershipi evropian në një botë të re, ku pritet një vizion më i qartë dhe vendosmëria për të vepruar në arenën ndërkombëtare.

Ky samit vjen në një moment kritik për Evropën, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, kërcënimet hibride dhe ndryshimet teknologjike. Tirana shndërrohet kështu në një pikë kyçe për dialogun evropian, bashkëpunimin rajonal dhe hartimin e një kursi të përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Axhenda:

10:00: Arritjet dhe pritjet
11:00: Ceremonia hapëse
11:30: Foto familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:00: Dreka
14:30: Mbledhja në tryeza tematike
15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve
17:30: Mbyllje e seancës plenare
18:30: konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës (ky i fundit do të jetë pritësi i radhës i këtij samiti)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button