AKTUALITET
Tirana në kaos prej protestës, makina ngeci në trafik, qytetarja lind fëmijën në automjet
Teksa protestuesit e opozitës bllokuan një pjesë të trafikut në akset kryesore përreth qendrës së kryeqytetit, një qytetare që ishte nisur drejt maternitetit është detyruar të lindë në makinë.
Mësohet se qytetarja, pasi ka lindur foshnjën e saj brenda makinës, më pas është transportuar drejt një prej materniteteve të Tiranës, ku edhe do të marrë trajtimin e nevojshëm.
Opozita protestoi për tre orë me radhë këtë të hënë në Tiranë, duke zhvilluar një marshim që përfshiu disa ndalesa në institucione si Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.