KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Aksident i rëndë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përplasen tre të mitur me monopatinë elektrike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur tre të mitur që po udhëtonin me monopatina elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të miturit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dëshmisë së një qytetari i cili ndodhej pranë vendngjarjes, fëmijët po lëviznin me një skuter të vetëm dhe kaluan rrugën në momentin që semafori ishte i kuq për ta. “Makina ishte me semafor jeshil dhe lëvizte normalisht. Njëri nga fëmijët nuk u përmend fare, një tjetër bërtiti e më pas humbi ndjenjat, ndërsa i treti u duk në gjendje më të mirë,” është shprehur dëshmitari për mediat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca, të cilat morën fëmijët dhe i transportuan në Spitalin e Traumës.

Reklama në FieriWeb

Policia e Tiranës njoftoi se ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit, një 41-vjeçar, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të kryer procedurat e nevojshme ligjore. Po ashtu, po verifikohen pamjet filmike nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e aksidentit dhe përgjegjësitë konkrete.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësimin për sigurinë rrugore në kryeqytet, sidomos në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike nga të miturit, shpesh pa asnjë mbikëqyrje dhe jashtë rregullave të qarkullimit.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal, si nga prindërit, ashtu edhe nga përdoruesit e mjeteve elektrike në rrugë publike.

Related Articles

Back to top button