KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Finalizohet operacioni policor “Imazhi”, arrestohen dy persona për shantazh në rrjetet sociale

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Imazhi”, duke vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Reklama në FieriWeb

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi F. T., 27 vjeç, dhe është proceduar penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe. Dyshja akuzohet se kanë kanosur një 33-vjeçar, duke i kërkuar 1000 euro në këmbim të fshirjes së disa materialeve mbi jetën e tij private nga rrjeti social “TikTok”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni është ndaluar dhe 21-vjeçari L. H., i dyshuar për një rast të ngjashëm të ndodhur më 14 mars 2024, bazuar në kallëzimin e një qytetari.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit thekson se po vijon hetimet për të goditur raste të tjera të shantazhit dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button