KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë: Finalizohet operacioni policor “Street”, arrestohet 20-vjeçari me armë zjarri

Policia e Vorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Street”, duke arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, shërbimet e policisë ndaluan një automjet tip “Benz”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë të fshehur nën sediljen e drejtuesit të makinës, shtetasit G. T., 20 vjeç, banues në Laç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu, pasagjeri i automjetit, O. X., 20 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për armën, por nuk e ka kallëzuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button