KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Finalizohet operacioni “Puzzle”: Goditet rrjeti i trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 të arrestuar dhe sasi armësh të sekuestruara

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet kosovare, ka finalizuar me sukses një operacion të gjerë hetimor dhe operativ të koduar “Puzzle”, i cili zgjati pesë muaj dhe kishte në fokus parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  • 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë)
  • 2077 fara cannabisi
  • Krehra dhe municion luftarak
  • 3 automjete
  • 8 celularë

Janë identifikuar 12 shtetas të përfshirë në aktivitetin kriminal, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Të arrestuarit janë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
  • E. T., 32 vjeç
  • L. H., 21 vjeç
  • F. B., 26 vjeç
  • R. H., 21 vjeç
  • V. M., 23 vjeç
  • K. F., 18 vjeç
  • G. M., 22 vjeç
  • A. Sh., 23 vjeç
    Si dhe A. P. dhe K. P., të ndaluar më datë 01.04.2025 në flagrancë me dy armë zjarri të trafikuara.

Në kërkim janë shpallur shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas siguronin armët në Kosovë dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për t’i trafikuar dhe shitur më pas në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F., policia gjeti dhe sekuestroi edhe 2077 fara cannabisi, çka shton dyshimet për veprimtari të tjera kriminale të këtij rrjeti.

Policia e Tiranës dhe Prokuroria janë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i Polocisë Tiranë:

DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.

Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.

Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button