AKTUALITETKRONIKË
Tiranë/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga kallëzimi, AMP arreston oficerin e krimeve të Komisariatit nr.4
TIRANË – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.
Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.
Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale.