KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Incident i rëndë në zyrën elektorale të PSD-së në rrugën “Ali Demi”

Një konflikt i dhunshëm është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në ambientet e zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi”, Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas burimeve zyrtare, disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike në ambientet e zyrës, ku është dëmtuar xhami i godinës, dyshohet me sende të forta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, forcat e policisë kanë gjetur edhe dy fishekë luftarak, çka ngre dyshime për përdorim të armëve të zjarrit gjatë incidentit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje, të cilët janë larguar me një automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të përfshirëve apo nëse ka persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ngjarja ndodh në një kohë të ndjeshme politike, duke rritur shqetësimet për sigurinë gjatë fushatës elektorale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button