KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Operacioni “Llamba” godet kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, arrestohen dy vëllezër dhe një punonjës i OSHEE-së

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Llamba”, duke zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në fshatin Laknas, Tiranë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Si rezultat i operacionit, u arrestuan dy vëllezër, Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, të cilët dyshohet se kishin përshtatur banesën për rritjen e bimëve narkotike me ndihmën e pajisjeve speciale të ndriçimit dhe ventilimit. Po ashtu, në gjendje të lirë u procedua babai i tyre, Z. M., 66 vjeç, për moskallëzim të krimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia ka arrestuar edhe një punonjës të OSHEE-së, E. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që përdorej për kultivimin e kanabisit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestruan 20 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike e përpunuar, si dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura, përfshirë llamba speciale, ventilatorë dhe filtra për pastrimin e aromave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë përmes numrit 112.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button