KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë/ Plagos me mjet prerës 49-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Një 49-vjeçar është plagosur me mjet prerës në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, është identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasi T. N., 50 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

49-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button