KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri të fshehur në makinë, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Doreza”, duke vënë në pranga një 41-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të monitorimeve 24/7 për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ai qarkullonte gjatë natës në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet zbuluan se 41-vjeçari kishte improvizuar një hapësirë të fshehtë në derën e automjetit, pranë dorezës së drejtuesit, për të fshehur armën.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button