Tiranë – Tragjedi në kryeqytet, e mitura humb jetën pas rënies nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një e mitur është gjetur e pajetë pranë një pallati në ndërtim, në rrugën “Gjon Buzuku”.
Sipas burimeve paraprake, viktima dyshohet të jetë rreth 16 vjeçe. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj, pasi as banorët e zonës nuk e njohin.
Policia bën me dije se vajza dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e godinës, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.
Deklarata e Policisë së Tiranës:
“Më datë 01.10.2025, në rrugën ‘Gjon Buzuku’, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që identiteti i vajzës të bëhet i ditur në orët në vijim.




