KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Tre efektivë policie lëndohen gjatë protestës së Partisë Demokratike

Tiranë, 8 shkurt 2025 – Tre punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, e mbajtur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së Kryeministrisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Policisë, efektivët u dëmtuan si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike nga protestuesit. Një police ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy efektivë të tjerë kanë marrë lëndime në fytyrë dhe dorë. Të tre punonjësit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtyre akteve të dhunshme, duke analizuar provat dhe pamjet filmike nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, dhe zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar efektivët e lënduar në spital, duke u siguruar që ata të marrin trajtimin e nevojshëm.

Reklama në FieriWeb

Protesta e thirrur nga opozita kishte si qëllim kundërshtimin e politikave të qeverisë, por përfundoi me incidente që tensionuan situatën në kryeqytet. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe grumbullimin e provave për të marrë masa ndaj personave përgjegjës.

Related Articles

Back to top button