AKTUALITET

Torturoi bashkëshorten se lindi vajzë, flet babai i 28-vjeçarit: Gënjeshtra dhe mashtrime për të futur djalin në burg. Ajo mund të ketë lidhje me dikë tjetër (Video)


Pas arrestimit të Aurel Kurtit, shqiptarit nga Klosi në Greqi, pasi për dy vite me radhë ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ka reaguar për herë të parë babai i tij, Gëzim Kurti, i cili hedh poshtë akuzat e nuses së djalit, Dafinës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Babai i Aurelit, jo vetëm hedh poshtë akuzat, por duke i quajtur mashtrime pretendon se nusja e tij mund të kishte një lidhje paralele me dikë tjetër, dhe kërkonte të fuste në burg bashkëshortin e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën,” tha babai i Aurelit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas tij, ajo çka Dafina ka thënë për Policinë greke nuk është e vërtetë. Sa i përket akuzave se Aureli e mbante bashkëshorten e mbyllur, z.Gëzim i mohon ato deklarata duke shtuar se në fakt, sipas tij, nusja dilte darkave.

“Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti, për News24.

VIDEO

Related Articles

Back to top button